Bërxolla derri me ananas, receta perfekte për darkën e sotme

Ingredientët

  • 3 - 4 bërxolla derri të rrahura me trashësi 4 - 5 mm
  • 3 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 lugë çaji xhenxhefil të freskët, të grirë imët
  • 2 thelpinj hudhër, të shtypur
  • 1/2 lugë çaji fara finoku
  • Kripë
  • Piper
  • 3/4 gotë me lëngun e kompostos së ananasit
  • 4 - 5 feta ananas komposto
  • Trumzë të freskët

Udhëzimet

1

Vendosni vajin të nxehet.

2

Hidhini kripë e piper bërxollave dhe skuqini nga të dyja anët sa të marrin faqe mirë.

3

Shtoni hudhrën , xhenxhefilin, trumzën ,farat e finokut dhe vazhdoni gatimin për rreth 1 min .

4

Përzieni lëngun e ananasit me purenë e domates dhe hidheni sipër bërxollave.

5

Shtoni edhe fetat e ananasit dhe lërini të karamelizohen duke vazhduar gatimin sa pothuajse të shterojë lëngu.

6

Mund t'i sherbeni me oriz te zier.

Lini një koment