Si të përgatisni gliko fiku në shtëpi

Koha e përgatitjes: 10 min Koha e gatimit: 40 min

Ingredientët

  • 1 kg fiq
  • 1.2 kg sheqer
  • 1 lugë çaji limontoz
  • 1 filxhan çaji lëng trëndafili

Udhëzimet

1

Fiqve u pritet bishti dhe shpohen disa herë, në mënyrë që të bëhen të depërtueshëm.

2

Më pas lahen dhe hidhen në ujë të valuar për rreth 7 minuta. Vlimi ia heq hidhësirën.

3

Pas vlimit, fiqtë vendosen në ujë të ftohtë dhe më pas shtrydhen lehtësisht.

4

Pasi shtrydhen, frutat peshohen dhe duke përdorur raportin 1 kg fruta me 1.4 kg sheqer, ato vendosen në një enë.

5

Kjo enë lihet të vlojë deri sa të arrijë përqendrimin 75%.

6

Në fund shtohet limontoz dhe lëng trëndafili.

7

Gikoja e përgaitur vendoset në enë të përshtatshme për t’u ruajtur.

Lini një koment