Freskohuni me një tortë akulli me qershi dhe banane këto ditë të nxehta

Ingredientët

  • Biskota
  • Qershi
  • Banane
  • Kakao
  • Çokollatë
  • Qumësht 2 filxhanë

Udhëzimet

1

Biskotat i thërrmojnë me dorë ose blender.

2

Pasi i kemi therrmuar i shtrojmë një pjesë në tavën ku do bëjmë tortën.

3

Përgatisim kakaon me qumësht duke e lënë në zjarr të ngadaltë deri sa kakao të jetë plotësisht e tretur.

4

Pasi është bërë e hedhim kakaon me kujdes sipër biskotave.

5

Sipër hedhim sërish pjesën e mbetur të biskotave.

6

Fillojmë të shkrijmë çokollatën në një tenxhere duke e trazuar shpejt që të mos ngjitet.

7

Pasi është shkrirë e gjitha e hedhim sipër shtresës së biskotave.

8

Presim në feta të holla bananet dhe i vemë tek torta sipër çokollatës së shkrirë.

9

Qershive u heqim bërthamat duke i ndarë në mes dhe i vemë bashkë me bananet sipër tortës.

10

Tortën e futim në frigorifer për 6-7 orë dhe e nxjerrim 10-15 minuta para se ta servirim.

Lini një koment