Pasta të shpejta me ullinj dhe domate të thara

350 gram pasta (modeli sipas dëshirës)
1 filxhan me domate të thara
1 filxhan me qiqra të gatshme
1 kuti me ton peshku
½ filxhan me ullinj të zinj (pa bërthamë)
¼ filxhan me djathë të bardhë dhie
2 lugë gjelle uthull molle

1.Në një tenxhere me ujë e kripë, zieni makaronat si zakonisht.

2.Hiqini 2 minuta para në mënyrë që të jenë aldente.

3.Në një tas të madh përzieni gjithë përbërësit e tjerë.

4.Në fund i shtoni makaronat e gatuara dhe i trazoni sërish derisa përbërësit të kombinohen me njëri-tjetrin.

5.Shijojini makaronat e ngrohta ose të ftohta sipas dëshirës!

Lini një koment