Supë me karota dhe xhinxher, super e mirë për imunitetin tuaj!
7 karota të qëruara
1 lugë gjelle xhinxher pluhur
2 lugë gjelle vaj ulliri
Kripë, piper për shije
1 qepë mesatare e prerë imët
4 gota me lëng perimesh
1 gotë me qumësht kokosi
Kubik buke të thekur për servirje
1.Parangrohni furrën në 200 gradë Celsius. Merrni një tavë dhe vendosni në të një letër kuzhine. 2.Vendosni në të karotat e qëruara. I shtoni sipër pak kripë, piper dhe 1 lugë vaj ulliri. I përzieni mirë dhe i lini në furrë të paktën 30 minuta. 3.Ndërkohë në një tenxhere me vaj ulliri skuqni qepën për 5-7 minuta. 4.Shtoni hudhrat, xhinxherin dhe i përzieni për 30 sekonda. 5.Shtoni lëngun e perimeve dhe më pas karotat e nxjerra nga furra. 6.Sipër i kaloni blenderin e dorës për ta bërë kremoze. 7.Sapo supa të marrë një valë i shtoni qumështin dhe e hiqni nga zjarri. 8.Kontrollojeni shijen për kripë ose piper. Shërbejeni supën e ngrohtë me pak bukë të thekur sipër. Ju bëftë mirë!
Filetot e peshkut i marinojmë me vaj ulliri, hudhër, lëng limoni, trumzë dhe rigon për 20 minuta. Në një tavë për pjekje, vendosim domatet e prera në feta dhe i spërkasim me kripë e vaj ulliri. Shtojmë peshkun sipër...
Ziejmë tagliatelle-t në ujë të kripur derisa të jenë al dente. Ndërkohë, në një tigan të madh, ngrohim vajin e ullirit dhe gjalpin. Shtojmë hudhrën dhe kërpudhat, duke i skuqur derisa kërpudhat të zbuten dhe të marrin një ngjyrë...
Në një tigan të thellë, skuqim qepën në vaj ulliri dhe gjalpë derisa të zbutet. Shtojmë orizin dhe e përziejmë për disa minuta. Hedhim lëngun e perimeve gradualisht, duke shtuar nga një garuzhde dhe duke përzier vazhdimisht derisa orizi...
Lini një koment