Ja sesi duhet të veproni për të vendosur dhe hequr maskën pa u rrezikuar nga COVID-19
Rreziku nuk përfundon me vendosjen e maskës për t’u mbrojtur nga COVID-19. Rreziku qendron edhe tek mënyra sesi ne e vendosim apo e heqim atë.
Për këtë gjë, ndonëse është folur shpesh në media, ia vlen të ndalemi edhe njëherë tjetër duke qenë se numri i qytetarëve që vendosin maska sapo dalin jashtë derës së shtëpisë është rritur ndjeshëm.
Ja disa pika të rëndësishme që duhet të dini në këtë drejtim:
Përpara se të vendosni maskën, lani duart tuaja me sapun dhe ujë ose me një solucion me bazë alkooli.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë, duke u siguruar që të përshtatet mirë me fytyrën tuaj.
Mos e prekni maskën gjatë vendosjes. Nëse e prekni, lani duart.
Kur maska laget apo zbutet nga lagështira, zëvendësojeni atë me një të re dhe mos e përdorni përsëri. Në fakt ato janë maska me një përdorim.
Hiqeni maskën duke e kapur atë nga llastiku dhe mos prekni pjesën e përparme të maskës.
Hidheni menjëherë në një kosh të mbyllur dhe lani duart.
E ke tepruar me kripën në supë, gjellë apo salcë? Mos u shqetëso, ka zgjidhje: 1️⃣ Shto një patate – Qëroje dhe hidhe në gatim. Ajo thith një pjesë të kripës. Hiqe përpara se ta shërbesh. 2️⃣ Shto pak...
Nëse do të shtrydhësh limonin dhe s’dëshiron të humbasësh asnjë pikë: 1️⃣ Rrotulloje mbi tavolinë duke e shtypur lehtë me pëllëmbën e dorës – kjo zbut fibrat dhe e ndihmon të lëshojë më shumë lëng. 2️⃣ Vendose në mikrovalë...
Për të rriturit që vuajnë nga intoleranca ndaj laktozës, konsumimi i qumështit të fermentuar mund të eliminojë ose të zvogëlojë ndjeshëm simptomat e këtij problemi. Studiuesit besojnë se mikroorganizmat e pranishëm në këtë produkt të fermentuar – i njohur...
Lini një koment