Shija e veçantë e fërgesës me miell misri

500 ml qumësht
1 filxhan çaji miell misri
4 thelpi hudhra
150 gram gjizë
Spec pikant (1/2 lugë kafeje)
60 gram gjalpë
Kripë
Për servirje:
2 vezë
Qepë të njoma
Gjalpë i shkrirë

1.Në një tenxhere shkrijmë gjalpin dhe kaurdisim miellin sa të fillojë të zverdhet. Shtojmë hudhrat e copëtuara dhe gjizën.
2.I përziejmë dhe i shuajmë me qumësht ose ujë. Shtoni specin pikant pluhur.
3.E lëmë fërgesën të marrë valë duke e trazuar vazhdimisht për 5-7 minuta. Rregullojmë shijen me kripë dhe e largojmë nga zjarri.
4.Mund ta servirim me gjalpë të shkrirë dhe me pak piper të kuq. Ose mund ta servirim edhe me vezë të skuqura omëlet të thërrmuara ose vezë të ziera dhe qepë të njoma të prera në unaza të holla.

Lini një koment