6 rregulla esenciale për ata që po e kalojnë në shtëpi infektimin nga COVID-19
Kujdesi në shtëpi për personat e infektuar ose që dyshohen të infektuar me COVID-19, është thelbi për të prishur zinxhirin e transmetimit të virusit tek të tjerët.
Kujdesuni për veten dhe për të afërmit tuaj!
Ja disa hapa të rëndësishme në këtë drejtim:
– Nëse jeni i sëmurë me ethe dhe me kollë, lani shpesh duart me ujë e sapun ose me alkool.
– Qëndroni në shtëpi. Mos shkoni në punë, në shkollë ose në vende publike! Pushoni, pini lëngje dhe ushqehuni shëndetshëm!
– Qëndroni në një dhomë të veçuar nga anëtarët e tjerë të familjes! Nëse kjo është e pamundur, përdorni një maskë mjekësore dhe qëndroni të paktën 1 metër larg tyre!
– Mbajeni dhomën të ajrosur mirë dhe nëse është e mundur përdorni një banjë të veçantë!
– Kur kolliteni ose tështini, mbuloni gojën dhe hundën me bërrylin e përkulur ose përdorni një letër të butë me një përdorim të cilën duhet ta hidhni menjëherë në koshin e mbeturinave!
– Thërrisni menjëherë punonjësit e shërbimit shëndetësor, nëse keni vështirësi në frymëmarrje.
E ke tepruar me kripën në supë, gjellë apo salcë? Mos u shqetëso, ka zgjidhje: 1️⃣ Shto një patate – Qëroje dhe hidhe në gatim. Ajo thith një pjesë të kripës. Hiqe përpara se ta shërbesh. 2️⃣ Shto pak...
Nëse do të shtrydhësh limonin dhe s’dëshiron të humbasësh asnjë pikë: 1️⃣ Rrotulloje mbi tavolinë duke e shtypur lehtë me pëllëmbën e dorës – kjo zbut fibrat dhe e ndihmon të lëshojë më shumë lëng. 2️⃣ Vendose në mikrovalë...
Për të rriturit që vuajnë nga intoleranca ndaj laktozës, konsumimi i qumështit të fermentuar mund të eliminojë ose të zvogëlojë ndjeshëm simptomat e këtij problemi. Studiuesit besojnë se mikroorganizmat e pranishëm në këtë produkt të fermentuar – i njohur...
Lini një koment