Sallatë me asparag dhe karota. E freskët, e thjeshtë, e lehtë për t’u përgatitur!

Sallatë me asparag dhe karota. E freskët, e thjeshtë, e lehtë për t'u përgatitur!

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 5 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

Ingredientët

  • 400 gram karota
  • 400 gram asparagë
  • 50 gr ullinj jeshilë
  • Vaj ulliri
  • Gjysmë limoni
  • 2 feta bukë
  • Gjysmë thelpi hudhër
  • Rigon
  • kripë, piper

Udhëzimet

1

Qëroni karotat, lajini, pritini në shirita për së gjati dhe ziejini në ujë të kripur për 5 minuta.

2

Pastroni dhe zieni edhe asparagët.

3

Grini në mikser dy fetat e bukës me gjysmën e thelpit të hudhrës, ullinjtë të cilëve u keni hequr bërthamën, pak rigon të freskët e pak vaj, më pas hidheni masën në një tigan jo-ngjitës dhe kaurdiseni pak.

4

Bashkoni perimet e ziera me lëngun e limonit, 4 lugë vaj, kripë e piper.

5

Përziejini dhe bashkojini me masën e gatuar në tigan. Ju bëftë mirë!

Lini një koment