Uri fizike apo emocionale? Si të kuptosh arsyen përse po ha kaq shumë në këto ditë

Si ta dalloni nëse keni uri fizike apo emocionale? 

Neps.al ju rendit më poshtë disa nga shenjat që bëjnë dallimin nga njëra-tjetra.

Uria fizike:

  • Është graduale
  • Pranon të gjitha llojet e ushqimeve
  • Mund të presë për vaktin
  • Ndodh nga nevoja fizike për të ngrënë
  • Përfshin zgjedhje të qëllimshme dhe lehtësi të të ngrënit.
  • Ndalojmë kur jemi të ngopur
  • Kuptojmë se ushqyerja është e nevojshme.

Kjo quhet ndryshe edhe uria e vërtet!

Uria emocionale:

  • Është e papritur
  • Është e drejtuar drejt një ushqimi specifik
  • Përfshin një ngrënie automatike (e pavetëdijshme)
  • Lidhet me një emocion shqetësues
  • Nuk ndalojmë së ngrëni edhe kur jemi të ngopur
  • Pas ngrënies ndihemi në faj

Këto ditë ku na duhet të qendrojmë në shtëpi për një kohë të gjatë, duhet bërë më shumë kujdes me cilësinë e ushqimit sesa me sasinë!/neps.al 

Lini një koment