Rezerva për dy javë/ Ja ushqimet kryesore që duhet të blini gjatë karantinimit
Furrat e bukës, farmacitë dhe supermarketet do të jenë të hapura gjatë kësaj periudhe të karantimit.
Kështu që çdo frikë se do keni mungesa lëndësh ushqimore, duhet ta lini mënjanë.
Megjithatë nëse keni vendosur të qendroni në mënyrë rigoroze në shtëpi dhe të shmangni me çdo kusht kontaktin me njerëzit, duhet të keni një ide se çfarë të blini.
Departamenti amerikan i Sigurisë Kombëtare, Kryqi i Kuq i SHBA-ve dhe Qendra amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve rekomandojnë që në gjendjen e pandemisë qytetarët të kenë rezerva për dy javë.
Ushqimet kryesore që rekomandohen janë:
Ushqime të thata, si makarona, oriz, fasule, miell, sheqer, kripë.
Ushqime të konservuara si domate, bizele, ton, sardele, dhe çdo gjë tjetër të ngrirë apo të konservuar. Kujdes afatin e skandencës.
Ujë.
Çokollata dhe kafe, edhe pse nuk janë të domosdoshme për mbijetesën janë ushqime që japin një ndjesi të të qenit mirë.
Sapun dhe dezinfektant duarsh.
Letra higjenike, letra duarsh, ilaç për larjen e rrobave, detergjentë për pastrimin e shtëpisë.
Kutinë e ndihmës së shpejt për dëmtime, si prerje, djegie e të tjera. Kutia duhet të ketë krem antibiotik, garza, ilaçe kundra dhimbjes, kollës dhe gripit, termometër, gërshërë, piskatore dhe një batanije.
Ilaçe bazë që jepen pa recetë si aspirinë, paracetamol apo ibuprofen.
Ilaçet e zakonshme që marrin ata që kanë sëmundje kronike, në sasinë të mjaftueshme për 30 ditë.
Sende dhe mjete për të kaluar kohën si libra, lojra tavoline, letra, abonim në platforma televizive.
Gjumi cilësor është thelbësor për shëndetin fizik dhe mendor, por shumë prej nesh vuajnë nga mungesa e tij. Në këtë artikull, do të gjeni disa këshilla të thjeshta që mund t’i zbatoni për të përmirësuar gjumin tuaj dhe për...
Një sistem imunitar i fortë është çelësi për të mbrojtur trupin tuaj nga sëmundjet dhe infeksionet. Në vend që të mbështeteni tek ilaçet, ka shumë mënyra natyrale për të forcuar imunitetin tuaj në përditshmëri. Ja disa këshilla të thjeshta...
Kurë natyrale për pastrimin e enëve të gjakut me limon, hudhër dhe ujë. Kjo përgatitje ka për qëllim të ndihmojë në përmirësimin e qarkullimit të gjakut dhe shëndetit të përgjithshëm kardiovaskular. Përgatitja: 1. Kombinoni 4 limona (me gjithë lëkurë,...
Lini një koment