Spageti me ton peshku, hudhra dhe limon

1 pako spageti
2 lugë gjelle vaj ulliri
3 thelpi hudhër të copëtuar imët
2 pako ton
1 lugë gjelle lëng limoni+ lëkura e tij
2 lugë gjelle majdanoz i freskët i copëtuar
Djathë parmixhano i grirë për servirje

1.Në një tenxhere me ujë e kripë vendosni për të zierë si zakonisht spagetit.

2.Ruani 1 gotë nga lëngu i tyre dhe më pas mund t’i kulloni.

3.Ndërkohë në një tigan me pak vaj skuqni hudhrat për 30 sekonda.

4.Shtoni tonin e peshkut duke e thërrmuar me dorë.

5.Shtoni lëkurën dhe lëngun e limonit, pak kripë, piper dhe i përzieni të gjitha bashkë për 1 minutë.

6.Tani shtoni pastat, majdanozin e grirë dhe lëngun e pastave.

7.I përzieni mirë dhe pas 5 minutash i hiqni nga zjarri.

8.I shërbeni të ngrohta nëpër pjata. Ju bëftë mirë!

Lini një koment