Supë me pasha qofte, krenaria e kuzhinës tradicionale gjirokastrite!
250 gr mish i grirë
1 kokërr qepë
1/2 filxhan çaji me oriz
1 e bardhë veze
1 lugë gjelle gjalpë pa kripë
3 gota me ujë
Majdanoz i freskët
Kripë, Piper
Për përgatitjen e supës: Lëngun e një limoni
1 gotë ujë
2 të verdha vezësh
1 lugë gjalpë i shkrirë ose vaj ulliri
1.Në një tenxhere hedhim ujin bashkë me orizin dhe i lëmë të zjejnë për 15 minuta. Më pas i heqim nga zjarri dhe orizin e kullojmë nga uji duke e lënë mënjanë në një tas.
2.Grijmë qepët hollë dhe e hedhim tek tasi ku kemi hedhur orizin e kulluar, shtojmë mishin e grirë, bashkë me të bardhën e vezës, kripën, piperin dhe majdanozin e freskët.
3.I përziejmë mirë të gjitha bashkë derisa masa të bëhet e njëtrajtshme. Më pas, njomim duart me ujë dhe ndajmë masën në qoftë të vogla në madhësinë e një kokërr arre.
4.Nga ana tjetër, hedhim në një tigan dy gota me ujë, pak gjalpë ose vaj ulliri dhe shtojmë me kujdes qoftet duke i lënë të ziejnë në zjarr të ngadaltë për gjysmë ore.
5.Ndërkohë nisim përgatitjen e supës. Rrahim të verdhat e vezës bashkë me lëngun e limonit dhe ujin dhe në mënyrë të ngadaltë ia shtojmë tenxheres ku kanë zierë qoftët.
6.I përziejmë më shumë kujdes që të mos prishet forma e qofteve. Tenxheren e heqim nga zjarri dhe e servirim të ngrohtë.
7.Sipër mund të shtojmë pak gjalpë të shkrirë ose majdanoz të grirë hollë.
•Pastroni gjethet e rrushit dhe vendosi në ujë të vluar derisa të ndryshojnë ngjyrë. •Shpërlajini me ujë të ftohtë dhe lërini të kullojnë, qe t’i keni gati për të mbështjellë japrakët. •Në fillim kaurdisni me vaj ulliri qepët dhe...
Në një blender, bashkoni lulelakrën, vezët, vajin e ullirit dhe kripën. Skuqni petullat në një tigan të nxehtë të lyer me gjalpë të shkrirë. Shërbejeni me salcë kosi👩🏼🍳 View this post on Instagram A post shared...
Miellin e misrit e skuqim me gjalpë derisa të marrë ngjyrë kafe të çelur, më pas e shuajmë me lëng mishi dhe e përziejmë që të mos krijohen kokrriza. E lemë të ziejë për 10-15 minuta duke përgatitur një...
Lini një koment