Qofte krokante me kungulleshka, djathë e hudhra

Qofte krokante me kungulleshka, djathë e hudhra

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Aman sa të mira që janë. A nuk mendoni edhe ju kështu?

Ingredientët

  • 2 kungulleshka mesatare (të lara dhe të grira imët)
  • 1 ¼ gotë me miell
  • ½ gotë më djathë çedar të grirë
  • ¼ filxhan me djathë parmixhano të grirë imët
  • 1 vezë e madhe
  • Pak kripë
  • 1 lugë kafe hudhër pluhur

Udhëzimet

1

Parangrohni furrën në 200 gradë celsius.

2

Merrni një tavë dhe vendosni në të një letër pjekjeje.

3

Në një tas të madh kombinoni me radhë të gjithë përbërësit.

4

I përzieni mirë me dorë dhe filloni e formoni disa toptha të vegjël.

5

I vendosni me radhë njëra pas tjetrës tek tava. Duhet t’ju dalin gjithsej, 16 të tilla.

6

I piqni për 20-25 minuta, derisa të marin një ngjyrë kafe të artë dhe të bëhen disi krokante. Ju bëftë mirë!

Lini një koment