Fileto pule në tavë me mozzarella

Fileto pule në tavë me mozzarella

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 25 minuta

Super praktike në përgatitje, super e shijshme!

Ingredientët

  • 3-4 fileto pule
  • 2-3 domate
  • 1-2 thelpi hudhër
  • 1-2 lugë gjelle salcë domateje
  • 100-150 gram djathë
  • 3-4 lugë gjelle vaj ulliri
  • Kripë, piper të zi e të kuq

Udhëzimet

1

Filetot e pulës i presim në feta të holla në drejtim të kundërt të fijeve.

2

Grijmë hudhrat në rende dhe i bashkojmë me salcën e domates ku shtojmë vaj ulliri, kripë, piper të zi dhe piper të kuq.

3

Lyejmë filetot e pulës me salcën e përgatitur dhe i vendosim në një tavë.

4

Shtojmë mbi filetot, domatet e prera në feta.

5

E spërkasim në fund të gjithë sipërfaqen e tavës me djathë të grirë në rende dhe e vendosim tavën në furrë në temperaturën 200 gradë për 20-25 minuta. Ju bëftë mirë!

Shënime

Receta marrë nga balkanweb.com

Lini një koment