Sallatë me mish pule, kos dhe arra, e shëndetshme dhe plot shije

300 gr gjoks pule
Sallatë jeshile
80 gr arra (të copëtuara)
30 gr vaj ulliri
Rukola
Qepë e njomë
Kos pa yndyrë
Kripë

1.Në fillim presim gjoksin e pulës në feta.

2.Ngrohim në një tigan të madh vajin dhe skuqim mishin e pulës për dy minuta në çdo anë.

3.Pastaj e heqim ng zjarri e kriposim dhe e lemë të ftohet.

4.Grijmë disa fije qepë të njomë dhe i përziejmë me kosin me pak kripë.

5.Presim trashë sallatat,i përziejmë me pulën, hedhim kosin dhe i shtojmë arrat e thërrmuara.

6.Pas kësaj kemi gati sallatën për ta shërbyer.

Lini një koment