Muffins me tërshërë për mëngjes. Do ju pëlqejnë pa masë!
3 filxhanë me tërshërë
¼ gotë me sheqer kaf
1 lugë çaji pluhur pjekës
1 lugë çaji kanellë
1 banane e shtypur
1 1/2 gotë qumësht
2 lugë gjelle gjalpë pa kripë
1 lugë gjelle ekstrakt vaniljeje
Disa fruta (për servirje)
1.Parangrohni furrën në 200 gradë.
2.Në një enë përzieni tërshërën, pluhurin pjekës, kanellën dhe sheqerin.
3.Në një enë tjetër bashkoni bananen, qumështin, vezën, gjalpin dhe vaniljen.
4.Pasi i keni përzierë mirë, i shtoni tërshërën.
5.I përzieni të gjitha bashkë dhe më pas e kaloni masën tek tava për muffins.
6.E fusni në furrë për 25-30 minuta, derisa të marrin një ngjyrë kafe të artë.
7.I lini të ftohen për disa minuta, para se t’i hiqni nga tava dhe t’i shijoni.
8.Shërbejini sipër me frutat tuaja të preferuara dhe me pak mjaltë.
Ashurja është një nga ëmbëlsirat më të dashura të traditës, me origjinë orientale, por e përhapur prej vitesh edhe në familjet shqiptare. Sot mund ta gjeni lehtësisht në ëmbëltore, por shija më autentike dhe kënaqësia e vërtetë vjen kur...
Ngrohni furrën në 175°C dhe lyeni një tavë pjekjeje (rreth 28×43 cm) me pak vaj. Përzieni mbushjen. Në një tas të madh bashkoni mishin e grirë, vezën, bukën, qepën, domaten, hudhrën, salcën e specit, mustardën, kripën dhe piperin. Përziejini...
Ky topth djathi në formë kungulli është një antipastë argëtuese që mund ta përgatisni për Halloween. Mund të përdorni çdo lloj djathi që preferoni. Përgatit përbërësit. Vendosi të gjithë në tavolinë që t’i kesh gati. Përziej djathërat. Në një...
Lini një koment