Bukë me kungulleshka dhe limon, kaq e shijshme dhe e shëndetshme!

2 gota miell
½ lugë çaji me kripë
1 ½ lugë çaji me pluhur pjekës
1/2 lugë çaji me sodë buke
¼ filxhan me mjaltë
1 ½ lugë gjelle me lëng limoni
Lëkura e 1 limoni
3 vezë me madhësi mesatare
¼ filxhan me vaj luledielli
1 ½ filxhan me kungulleshka të grirë imët
Për salcën sipër: ½ gotë kos
1 lugë gjelle mjaltë
1 lugë gjelle lëng limoni
1 lugë çaji ekstrakt vaniljeje

1.Parangrohni furrën në 200 gradë celsius.

2.Në një tas të madh bashkoni miellin, kripën, pluhurin pjekës dhe sodën. I përzieni mirë.

3.Në një tas tjetër bashkoni vajin, lëkurën dhe lëngun e limonit, vezët dhe trazojini vazhdimisht.

4.Tani i bashkoni të dy masat bashkë, duke i shtuar edhe kungulleshkat.

5.I përzieni mirë me një mikser elektrik dhe shtrojeni masën në një tavë me madhësi mesatare (mundësisht përsëgjati).

6.E fusni tavën në furrë për 40-45 minuta.

7.Ndërkohë do të përgatisni salcën e shijshme, që shtohet sipër bukës.

8.Për këtë mjafton të bashkoni të gjithë përbërësit e saj që janë specifikuar në recetë dhe t’i përzieni mirë.

9.Sapo ta nxirrni bukën nga furra i shtoni sipër, salcën me limon. Kur të ftohet disi, filloni e prisni në feta të holla me ndihmën e një thike.

10.Ju bëftë mirë!

Lini një koment