Rizoto me perime dhe pulë, receta që do të mbledhë pranë tryezës të gjithë familjen tuaj!
450 gram fileto pule
1 lugë gjelle vaj ulliri
1 qepë e prerë imët
2 speca jeshil
2 thelpi hudhra
600 ml lëng pule
Lëngu i një lime
410 gram fasule të zeza, të lara dhe të thara
2 domate të prera në kubik të vegjël
½ lugë çaji me kripë
300 gram oriz për rizoto
¼ lugë çaji me piper
1.Në një tenxhere me nxehtësi mesatare, skuqni fileton e pulës të prerë në copa të vogla. I shtoni shumë pak vaj nëse është nevoja, i rregulloni me kripë e piper. 2.I hiqni nga zjarri dhe po në të njëjtën tenxhere shtoni vaj ulliri. Skuqni qepën dhe specat jeshilë për 5-7 minuta. 3.Shtoni hudhrat. Më pas shtoni lëngun e pulës, lëngun e limes, fasulet, domatet, orizin, kripë, piper dhe i përzieni mirë. 4.Uleni pak nxehtësinë, i vini kapakun dhe e lini rizoton në zjarr për gati 15-20 minuta të tjera. 5.Fikeni zjarrin. I shtoni mishin e pulës, i përzieni të gjitha bashkë dhe servireni rizoton e ngrohtë. Ju bëftë mirë!
1️⃣ Ziej patatet, qëroji dhe shtypi derisa të bëhen pure. 2️⃣ Shto djathin, vezën, bukën e grirë, kripën dhe piperin. Përziej derisa të formohet një masë homogjene. 3️⃣ Merr nga masa dhe formo kroketat në formë cilindrike ose ovale....
Përgatitja 1️⃣ Skuqja e mishit • Në një tigan, skuqni copat e mishit me pak vaj derisa të marrin ngjyrë të artë. Vendosini në tavë. 2️⃣ Përgatitja e salcës me qumësht • Në një tas, rrihni vezët me miellin...
1️⃣ Në një tenxhere, ngrohni vajin dhe skuqni qepën dhe hudhrën për 2-3 minuta. 2️⃣ Shtoni karrotat, patatet dhe salcën e domates. Përziejini dhe lërini të marrin aromë. 3️⃣ Shtoni thjerrëzat, kripën, piperin dhe qimnonin. Hidhni ujin ose lëngun...
Lini një koment