Sugjerojmë:

Përse kokoshkat na shiten kaq shtrenjtë në kinema?

Kur ne blejmë kokoshka në kinema apo teatër, e vërteta është se mbipaguajmë gati  75% më shumë, sesa kostoja reale që kanë.
Pse paguajmë kaq shumë?

Kinemaja ka në fokus transmetimin e filmave më të fundit, me jehonë ndërkombëtare. Të blesh të drejtën e transmetimit të këtyre filmave është padyshim një kosto e madhe. Pjesa më e madhe e fitimit të kinemave nga biletat e shitura, i takon kompanive të filmit. Në këtë treg disi të vështirë, kinemasë i duhet të rrisë çmimin tek produktet dytësore, por që tërheqin vëmendje që në hyrje.

Kush i reziston dot aromës së gjalpit tek kokoshkat? Pijeve me gaz, ujit, naçove me shumë salcë apo patatinave të ndryshme? Çmimet e këtyre produkteve deri në 5-fishin e kostos, i sigurojnë kinemasë 40% të fitimit të përgjithshëm.

Tani bëjini vetë llogaritë:

1 qese gruri rreth 500 gram, kushton diku tek 70 lek të vjetra. Me to del nje tenxhere e madhe me kokoshka, ku minimalisht mund të konsumojnë 5 anëtarë të familjes. Ndërkohë në kinema, çmimi më i lirë për një kokoshkë nis nga 150 lek të vjetra për 1 person./neps.al

Lini një koment