Herës tjetër që do bësh pazar, ki parasysh 3 këshillat e Anila Kalleshit
Edhe pazari mesa duket ka rregullat e veta. Ku duhet të drejtohemi sapo hyjmë në një supermaket? Si duhet t’i zgjedhim ushqimet e shportës? Çfarë duhet të kemi parasysh kur bëjmë blerjet tona?
Për të gjitha këto, bën të mirë t’i hedhësh një sy 4 këshillave që ka për ty, dietologia e njohur dhe njëkohësisht autorja e 10 librave për dieta, Anila Kalleshi.
Një dietë e balancuar dhe e pasur në vlera ushqyese, me pak aditivë dhe konservant është çelësi i një shëndeti të mirë. Tregu ynë, supermarketet jane vende që të marrosin me super paketime plot ngjyra, me aq shumë lloje ushqimesh, etiketash dhe markash.
Sapo shkoni në supermarket, së pari shkoni tek stendat e perimeve dhe frutave
Këto janë stendat që shpërthejnë me energji nga frutat dhe perimet e gjalla dhe të pastra, ashtu siç i ka krijuar natyra.
Zgjidh atë që do Cilat ushtrime të thërrasin? Shpesh ndodh që nese trupi ka nevojë për diçka, ti fillon të mendosh për ushqimin që e plotëson atë nevojë. Kërkoni ato fruta dhe perime që duken më të shëndetshmet, në gjendje më të mirë. Mos bli ose mos ha fruta apo perime të vjetra, të vyshkura apo të rrudhura. Ato nuk kanë as forcë jetësore, as përmbajtje ushqyese. Eshtë gjithnjë ide e mirë të zgjedhësh ushqime të prodhuara në mënyrë organike pasi ato kanë më pak kimikate dhe aditivë!
Lexo etiketat
Eshtë me rëndësi që t’i kushtosh vëmendje etiketave të ushqimeve dhe mësohu të dallosh përbërësit e fshehur. Aditivët në ushqimin tonë lidhen me një sërë problemesh shëndetësore, përfshirë dhimbjet e kokës, astmën, alergjitë, hiperaktivitet tek fëmijët dhe madje kancerin. Këto aditivë, në formën e ngjyrosësve, konservantëve, aromatizuesve, emulgatorëve dhe dendësuesve e bëjne më pak efikas sistemin detoksikues të trupit tënd dhe rrisin sasinë e toksinave në të.
Sot jemi me fat që prodhuesve të ushqimeve iu kërkohet të rendisin përbërësit e prodhimeve të tyre. Pavarësisht kësaj, studimet tregojne se etiketat e ushqimeve ende mund të të ngatërrojnë dhe të të mashtrojnë!
Burimi: Marrë në faqen zyrtare në Instagram të dietologes, Anila Kalleshi
Gjumi cilësor është thelbësor për shëndetin fizik dhe mendor, por shumë prej nesh vuajnë nga mungesa e tij. Në këtë artikull, do të gjeni disa këshilla të thjeshta që mund t’i zbatoni për të përmirësuar gjumin tuaj dhe për...
Një sistem imunitar i fortë është çelësi për të mbrojtur trupin tuaj nga sëmundjet dhe infeksionet. Në vend që të mbështeteni tek ilaçet, ka shumë mënyra natyrale për të forcuar imunitetin tuaj në përditshmëri. Ja disa këshilla të thjeshta...
Kurë natyrale për pastrimin e enëve të gjakut me limon, hudhër dhe ujë. Kjo përgatitje ka për qëllim të ndihmojë në përmirësimin e qarkullimit të gjakut dhe shëndetit të përgjithshëm kardiovaskular. Përgatitja: 1. Kombinoni 4 limona (me gjithë lëkurë,...
Lini një koment