5 rregulla bazike për të ulur rrezikun kundër infeksionit të koronavirusit
Një virus misterioz është përhapur me shpejtësi në Kinë duke i marrë jetën një numri të madh njerëzish, ndërkohë që qindra të tjerë aktualisht po kurohen.
Në mediat e huaja janë publikuar edhe disa pamje të frikshme, ku njerëz të ndryshëm rrëzohen në mes të rrugës si rrjedhojë e virusit.
Por sa e rrezikuar është Shqipëria nga ky virus? Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale sqaron opinionin publik se Shqipëria është vend me rrezikshmëri të ulët për t’u prekur nga koronavirusi i ri i i identifkuar në Wuhan, Kinë. Megjithatë, në zbatim të rekomandimeve të OBSh-së, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka nxjerrë një urdhër për marrjen e masave parapërgatitore, për t’u mbrojtur nga depërtimi i koronavirusit të ri, edhe pse duhet theksuar se, sipas OBSH jemi kushtet kur ende nuk ka të dhëna të qarta mbi mënyrën e trasnmetimit nga njeriu tek njeriu.
Sipas urdhrit të Ministrisë së Shëndetësisë, ISHP duhet të përforcojë survejancën e infeksioneve të rënda respiratore akute në bashkëpunim me të gjitha spitalet e vendit. Urdhri specifikon që ISHP të përgatisë përkufizimin e rastit, udhëzimet për survejancën, hetimin epidemiologjik dhe menaxhimin e rasteve në përputhje me Rregulloren Ndërkombëtare të Shëndetit.
Sipas urdhrit të Ministres Manastirliu strukturat përgjegjëse të marrin masat për vënien në zbatim të planeve të emergjencës për reagimin ndaj infeksioneve virale, sipas shkallës së rrezikshmërisë.
Më poshtë gjeni edhe disa hapa të thjeshtë, që do ju ndihmojnë për të ulur rrezikun ndaj koronavirusit:
E ke tepruar me kripën në supë, gjellë apo salcë? Mos u shqetëso, ka zgjidhje: 1️⃣ Shto një patate – Qëroje dhe hidhe në gatim. Ajo thith një pjesë të kripës. Hiqe përpara se ta shërbesh. 2️⃣ Shto pak...
Nëse do të shtrydhësh limonin dhe s’dëshiron të humbasësh asnjë pikë: 1️⃣ Rrotulloje mbi tavolinë duke e shtypur lehtë me pëllëmbën e dorës – kjo zbut fibrat dhe e ndihmon të lëshojë më shumë lëng. 2️⃣ Vendose në mikrovalë...
Për të rriturit që vuajnë nga intoleranca ndaj laktozës, konsumimi i qumështit të fermentuar mund të eliminojë ose të zvogëlojë ndjeshëm simptomat e këtij problemi. Studiuesit besojnë se mikroorganizmat e pranishëm në këtë produkt të fermentuar – i njohur...
Lini një koment