Koha për një recetë të thjeshtë, por frymëzuese sikurse janë: Raviolit e skuqura!

Koha për një recetë të thjeshtë, por frymëzuese sikurse janë: Raviolit e skuqura!

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

E kemi fjalën për disa ravioli të shijshme që kërcasin në gojë. Më kupton çfarë dua të them?

Ingredientët

  • 1 gotë me miell
  • 2 vezë të rrahura
  • 1 filxhan çaji me bukë të grirë imët
  • ½ gotë me djathë të grirë parmixhano
  • 2 lugë gjelle rigon i thatë
  • 2 lugë gjelle borzilok i freskët
  • 1 lugë gjelle trumzë e tharë
  • 2 lugë çaji hudhër pluhur
  • 1 lugë çaji kripë
  • ½ lugë çaji piper
  • 12 copë ravioli ( të blera të gatshme)
  • Vaj luledielli për skuqje

Udhëzimet

1

Në një tigan të thellë, ngrohni vajin e lulediellit.

2

Në një tas vendosni vezët e rrahura. Në një tas tjëtër miellin dhe në një tjetër bukën e grirë së bashku me të gjitha erëzat si rigonin, borzilokun, trumzën, hudhrën, pak kripë piper e në fund djathin.

3

Merrni raviolit, i lyeni me miell, pastaj me vezë e në fund tek buka e grirë. I lyeni mirë para dhe mbrapa.

4

Kështu veproni për të gjithë raviolit dhe në fund i vendosni për t’i skuqur tek tigani në nxehtësi mesatare.

5

Raviolit duhet të skuqen mirë nga të dyja anët dhe sapo t’i shihni i largoni nga zjarri.

6

Shërbejini të ngrohta dhe shijojini!

Lini një koment