Mini-pica të ftohta me perime. Receta e duhur për një amvisë guximtare!

Mini-pica të ftohta me perime. Receta e duhur për një amvisë guximtare!

Persona: 12
Koha e përgatitjes: 30 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

Mjafton të kemi pak ide sesi t'i konsumojmë perimet dhe s'do të na mërziten asnjëherë! E tillë është edhe kjo recetë, disi e pazakontë në pamje të parë!

Ingredientët

  • 1 petë e gatshme
  • 1 filxhan çaji me krem djathi
  • 1 filxhan me majonezë
  • ½ brokoli i prerë imët
  • ½ lulelakër e prerë imët
  • ½ filxhan çaji me karota të grira
  • ½ filxhan çaji me domate të prerë në copa të vogla (pa fara)
  • ½ filxhan me qepë të njomë të prerë imët
  • Kripë, piper

Udhëzimet

1

Parangrohni furrën në 200 gradë celsius.

2

Merrni një tavë, shtroni një letër kuzhinë dhe sipër shtroni petën e gatshme në të gjithë sipërfaqen e tavës.

3

Shtypeni me piru.

4

E piqni petën për 10-15 minuta dhe më pas e hiqni nga furra. E lini të ftohet plotësisht.

5

Në një enë kombinoni kremin e djathit, majonezën, pak kripë e pipër dhe i përzieni të gjitha bashkë me një mikser.

6

Tani lyeni petën në të gjithë gjatësinë e saj me masën që përgatitët.

7

Sipër i shtoni brokolin, lulelakrën, karotat, domaten dhe qepët e njoma.

8

I vendosni një letër kuzhine sipër dhe shtypni me dorë perimet.

9

Më pas e hiqni letrën dhe e mbështillni mirë me një qese kuzhine. E fusni në frigorifer për të paktën 1 orë.

10

Në fund prisni një copë trekëndëshe dhe shijojeni!

Lini një koment