Supë me mish dhe lakër kale. Më e mira për fëmijët tuaj!

Supë me mish dhe lakër kale. Më e mira për fëmijët tuaj!

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 35 minuta

Ingredientët

  • 4 thela mish viçi
  • 2 patate të vogla
  • 2 karota
  • 5-6 gjethe lakër Kale
  • 1 qepë e grirë imët
  • 2-3 thelpi hudhra të grimcuara
  • kripë, piper
  • vaj ulliri

Udhëzimet

1

Në një tenxhere me pak vaj ulliri skuqni qepën e më pas shtoni hudhrat. Tani shtoni mishin e larë. I shtoni kripë, piper dhe e përzieni mirë.

2

Kur e shihni që mishi është skuqur mjaftueshën, shtoni karotat dhe patatet e prera në kubik të vegjël.

3

Tani shtoni 2-3 gota ujë dhe i lini të ziejnë në zjarr mesatar.

4

Nga fundi kur e shihni që perimet janë zbutur, shtoni lakren e copëtuar me dorë.

5

Pas 3-4 minutash e hiqni nga zjarri dhe e shërbeni të ngrohtë. Mos harroni ta kontrolloni supën dhe t'i shtoni pak më shumë kripë nëse e ka të nevojshme. Ju bëftë mirë!

Lini një koment