Muffins me banane dhe nutella. Kaq të thjeshta në përgatitje!

Muffins me banane dhe nutella. Kaq të thjeshta në përgatitje!

Persona: 6
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 25 minuta

Nuk do të keni të ngopur me këtë recetë. Kombinimi i bananes me nutellën e bën këtë ëmbëlsirë të ketë një shije për t'u admiruar!

Ingredientët

  • 3 banane të qëruara
  • 1 1/2 filxhan me miell
  • 1 vezë
  • 1 lugë çaji me sodë buke
  • 3/4 lugë gjelle me pluhur pjekës
  • ¾ filxhan me sheqer
  • ¼ filxhan me gjalpë të shkrirë
  • ¼ lugë çaji me kripë
  • 1 lugë gjelle me ekstrakt vaniljeje
  • ¼ filxhan me kos
  • ½ lugë çaji me pluhur kanelle
  • ½ filxhan me nutella

Udhëzimet

1

Në një enë shtypni bananet e qeruara me ndihmën e një piruni.

2

Shtoni sheqerin, ekstraktin e vaniljes, vezën dhe i përzieni mirë. Shtoni kosin dhe gjalpin e shkrirë. I përzieni mirë të gjithë përbërësit.

3

Në një enë tjetër përzieni të gjithë përbërësit e thatë si miellin, sodën, pluhurin pjekës, kanellën dhe pak kripë.

4

I trazoni mirë dhe më pas ia shtoni masës tjetër. I përzieni mirë me një mikser elektrik derisa të gjithë përbërësit të kombinohen bashkë.

5

Tani merrni tavën për muffins dhe mbushni secilën hapsirë me masën që përgatitët.

6

Tek secila prej tyre vendosni nga një lugë kafe nutella.

7

E fusni në furrë për 20 minuta në temperaturë 200 gradë, derisa muffins të marrin një ngjyrë kafe në sipërfaqe. I lini të ftohen disi, para se t’i shijoni!

Lini një koment