Linguini me karkalec dhe kungull

Për këtë recetë do ju nevojiten: 

  • 1 pako linguini
  • 750 gram karkaleca të qëruar
  • 2 kungulleshka
  • 2 thelpi hudhër
  • lëngu i 1 limoni
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • pak borzilok
  • 7-8 pomodorini
  • kripë, piper

Udhëzime mbi përgatitjen: 

  • Në një tigan me vaj ulliri vendosni për të skuqur kungujt e prera në kubik të vegjël.
  • Sapo të jenë zbutur shtoni karkalecat. Shtoni gjithashtu poromodorinit e prera përgjysmë.
  • I përzieni mirë dhe pas 3 minutash shtoni lëngun e limonit dhe borzilokun e copëtuar.
  • Ndërkohë në një tenxhere veçmas duhet të keni zierë linguinit në ujë e kripë.
  • Sapo të kenë zierë ia shtoni tiganit dhe i përzieni mirë. Shërbejeni të ngrohta!

Lini një koment