Me djathë dhe erëza, receta e vezëve të mbushura është gjithçka që duhet të provoni sot!

6 vezë
2 speca gogozhare të skuqura paraprakisht
100 gram djathë i bardhë
Kripë, piper
1 tufë majdanoz
Vaj ulliri

1.Në një tenxhere me ujë e kripë vendosni për të zierë vezët. Në përfundim i qëroni dhe ndani të verdhën veç, pa e dëmtuar pjesën e bardhë të vezës.

2.Me ndihmën e një piruni shtypni të verdhat e vezëve, në një tas. I shtoni djathin, specat, majdanozin dhe kripën. I përzieni mirë.

3.Shtoni pak piper të bardhë dhe vaj ulliri. Mbushni të bardhat e vezëve me masën që sapo përgatitët.

4.I vendosni me kujdes në një pjatë dhe çfarë prisni? Është koha për t’i shijuar!

Lini një koment