Mjafton të kesh përbërësit dhe kjo bukë me boronica bëhet sa hap e mbyll sytë!

Mjafton të kesh përbërësit dhe kjo bukë me boronica bëhet sa hap e mbyll sytë!

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 50 minuta

E kishe menduar që buka jote të jetë e pasur me antioksidantë falë boronicave? Përgatite nga duart e tua më mirë dhe nis nga puna tani me recetën e Nepsit...

Ingredientët

  • 3 vezë
  • ¼ filxhan me vaj kokosi (ose luledielli)
  • 1 lugë gjelle ekstrakt vaniljeje
  • 1 lugë gjelle lëkurë limoni
  • ¾ filxhan me sheqer
  • 2 filxhanë me tul kungujsh të grirë imët
  • 2 gota miell
  • ¼ lugë çaji me kripë
  • ½ lugë çaji me pluhur pjekës
  • ½ lugë çaji me sodë pjekjeje
  • 1 filxhan çaji me boronica të ngrira

Udhëzimet

1

Parangrohni furrën në 200 gradë celsius.

2

Në një tas të madh rrihni bashkë vezët me sheqerin, Shtoni më pas vajin, lëkurën e limonit, vaniljen dhe kungujt.

3

I përzieni mirë.

4

Ndërkohë në një tas tjetër bashkoni miellin, kripën, pluhurin pjekës dhe sodën e pjekjës. I përzieni mirë dhe ia shtoni tasit të parë.

5

I përzieni mirë me një spatul gome. Shtoni boronicat dhe i përzieni mirë.

6

E shtroni masën në një tavë specifike dhe e përhapni mirë. E fusni në furrë për 40-45 minuta.

7

Pasi buka të jetë gati, do të ishte ideale për ta shijuar me një filxhan çaj.

Lini një koment