Supë pule me brokoli

Supë pule me brokoli

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 35 minuta

Supa duhet të jetë e pandarë nga tryezat tuaja. Çdo ditë nga një recetë e ndryshme!

Ingredientët

  • 1 qepë e madhe
  • 2 karota të qëruara dhe të prera në copa të vogla
  • 2 degë selino
  • 1 spec jeshil i prerë në copa të vogla
  • 2-3 thelpi hudhra
  • 1 gjoks pule
  • 6 filxhan me lëng pule
  • 1 brokoli me madhësi mesatare
  • 2 filxhanë qumësht
  • 2 lugë gjelle miell
  • Kripë, piper për shije
  • 2-3 lugë gjelle borzilok i freskët i copëtuar

Udhëzimet

1

Në një tenxhere ngrohni vajin dhe skuqni qepën. Shtoni karotat, selinonë e prerë në copa të vogla, specin, hudhrën dhe i përzieni për 5 minuta.

2

Shtoni lëngun e perimeve dhe e lini supën për disa minuta në zjarr.

3

Pas 10 minutash shtoni gjoksin e pulës të prerë në copa të vogla.

4

Ndërkohë në një tas të vogël përzieni miellin me qumështin derisa të tretet dhe më pas ia shtoni supës.

5

Tani shtoni brokolin e ndarë në lule të vogla, kripë, piper dhe i përzieni mirë. E provoni me ndihmën e një piruni nëse është zbutur ose jo.

6

Pasi ta shikoni se supa është gati e hiqni nga zjarri, i shtoni sipër borzilok të freskët dhe pak piper të zi. Ju bëftë mirë!

Lini një koment