6 këshilla të tjera, për më shumë siguri gjatë tërmeteve!
Shumë këshilla dhe informacione u dhanë gjatë tërmeteve të njëpasnjëshme që goditën vendin tonë.
Sot në Neps.al ju rendisim edhe 6 të tjera që janë të rëndësishme jo vetëm për sigurinë tuaj, por edhe për shtëpinë në përgjithësi. Të mbyllësh rubinetat e gazit, ujit dhe automatin kryesor të energjisë elektrike, është esenciale në raste tërmetesh për të shmangur dëmin fatal që mund t’i bëhet pronës suaj.
Por ka edhe disa pika të tjera të rëndësishme:
-Përcaktoni pikat më të sigurta të banesës, për t’u strehuar në rast tërmeti.
-Shmangni vendosjen e mobilieve të rënda.
-Siguroni në mure, raftet, bibliotekat, pikturat dhe pasqyrat dhe vendosni objektet më të rënda në katet e poshtme të mobiljeve.
-Siguroni që dyert e rafteve ose sirtarëve ku mbani pjatat, gotat, filxhanët dhe thikat të mos hapen në rast të lëkundjeve të tërmetit.
-Mësoni si të mbyllni rubinetat e gazit, ujit dhe automatin kryesor të energjisë elektrike.
-Mbani gjithnjë në shtëpi kutinë e ndihmës së shpejtë; elektrik dore, radio me bateri etj./neps.al
Pirja e ujit rekomandohet gjerësisht nga ekspertët e shëndetit si një mënyrë e thjeshtë dhe efektive për të ruajtur shëndetin e mirë. Praktika e pirjes së ujit të parë në mëngjes, veçanërisht me stomakun bosh, është përkrahur nga shumë...
Vuan nga rënia e flokëve? Flokët e tu duan ‘vite’ që të rriten dhe sërish s’je i kënaqur me gjatësinë dhe shëndetin e tyre? Dëshiron flokë më të dendur? Të tregojmë si ta përgatisësh vetë vajin e rozmarinës në...
Çfarë duhet të bëni për të normalizuar organizmin pas një nate ku e keni tejkaluar me ushqim, ëmbëlsira dhe alkool? Më poshtë keni listën e ushqimeve që do t’ju ndihmojnë të normalizoni dhe pastroni organizmin, në një dietë Detox....
Lini një koment