Për të zgjedhur vezë me cilësi të lartë, duhet ta filloni nga paketimi i tyre. Tek secila kuti është e shënuar cilësia A, që padyshim është shumë e mirë dhe më pas B. Këto dy lloj paketimesh duhet t’i blini pa u menduar dy herë. Çdo gjë tjetër pas këtyre, duhet lënë mënjanë.
Nga ana tjetër nëse blini vezë të lira pa paketim, duhet të kontrolloni cilësinë e tyre duke u bazuar nga pamja e jashtme. Cipa e vezës duhet të jetë me shkëlqim dhe duhet të ketë një strukturë të lëmuar. Rekomandohet gjithashtu që të blini vezë të ruajtura në frigorifer dhe jo ato që ruhen jashtë.
Ju gjithashtu duhet të kontrolloni strukturën e të verdhës së vezës. Nëse është e fortë dhe e rrumbullakët, atëherë veza është e freskët.
Por nëse e verdha e vezës lëshohet direkt, apo nëse ka një shtresë transparente brenda, shanset janë që veza të jetë mjaft e vjetër./neps.al
E ke tepruar me kripën në supë, gjellë apo salcë? Mos u shqetëso, ka zgjidhje: 1️⃣ Shto një patate – Qëroje dhe hidhe në gatim. Ajo thith një pjesë të kripës. Hiqe përpara se ta shërbesh. 2️⃣ Shto pak...
Nëse do të shtrydhësh limonin dhe s’dëshiron të humbasësh asnjë pikë: 1️⃣ Rrotulloje mbi tavolinë duke e shtypur lehtë me pëllëmbën e dorës – kjo zbut fibrat dhe e ndihmon të lëshojë më shumë lëng. 2️⃣ Vendose në mikrovalë...
Për të rriturit që vuajnë nga intoleranca ndaj laktozës, konsumimi i qumështit të fermentuar mund të eliminojë ose të zvogëlojë ndjeshëm simptomat e këtij problemi. Studiuesit besojnë se mikroorganizmat e pranishëm në këtë produkt të fermentuar – i njohur...
Lini një koment