Smoothie me kastravec dhe kos

Koha e përgatitjes: 10 min

Ingredientët

  • 1 kastravec
  • 70 g kos
  • 30 g qumësht
  • 1 lugë lëng limoni
  • Pak kripë dhe piper
  • 4 kuba akull

Udhëzimet

1

Lajmë kastravecin dhe e presim me copa të vogla.

2

Në një mikser hedhim të gjithë përbërësit.

3

I përpunojmë derisa të përftojmë një masë homogjene.

4

E shërbejmë smoothie-n me një copë kastraveci.

Lini një koment