Kofshat e pulës shijojnë akoma më shumë me këtë recetë!

Kofshat e pulës shijojnë akoma më shumë me këtë recetë!

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 40 minuta

Me një truk të vogël, mund ti kthejmë kofshat e pulës në të preferuarat tuaja!

Ingredientët

  • 6 kofsha pule
  • ½ filxhan çaji me mustardë
  • ½ filxhan me shurup panje
  • 1 lugë gjelle uthull molle
  • 1 filxhan me lëng pule
  • Kripë, piper të zi për shije
  • Opsionale: Oriz kaf për ta shoqëruar pulën

Udhëzimet

1

Në një tas mesatar bashkoni mustardën, shurupin e panjes dhe uthullën.

2

I përzieni, shtoni pak kripë e piper.

3

Kofshat e pulës i vendosni në një tavë të madhe. Sipër i shtoni salcën që përgatitët.

4

Tani i fusni në furrë të piqen ngadalë për 40-45 minuta në temperaturë 180 gradë. Ju bëftë mirë!

Lini një koment