1.Në një tenxhere me ujë të ngrohtë hedhim 4-5 kokrra piper dhe vendosim mishin ose kokën për tu zier. 2.Nëse kemi kokë viçi e lemë fillimisht për 3-4 orë në ujë të bollshëm dhe pastaj e vendosim të zihet. Gjatë zierjes largojmë herë pas here shkumën që do të lëshojë mishi. 3.Pasi mishi të jetë zjerë e copëtojmë në copa të vogla. 4.Marrim një tavë, e lyejmë me vaj dhe shtrojmë 2 petë njëra pas tjetrës duke i spërkatur me pak vaj. Mbi petët e njoma thërrmojmë petët e pjekura. 5.Në një tigan kaurdisim qepët e grira hollë dhe sapo të zbuten shtojmë 2-3 garuzhde lëng mishi dhe i lemë qepët të marrin pak valë. 6.Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe i hedhim qepët e kaurdisura mbi petët e pjekura të cilat i kemi spërkatur me pak nenexhik të freskët. 7.E vendosim byrekun kështu siç është në furrë të nxehtë për 15 -20 minuta. Pas këtij minutazhi e nxjerrim mesnikun nga furra dhe shtojmë mishin e copëtuar duke e përhapur në të gjithë sipërfaqen e tavës. 8.E spërkasim me lëngun e mbetur dhe e vendosim përsëri në furrë dhe për 10-15 minuta të tjera.
1. Në një tas të madh përziej thjerrëzat e ziera me domatet, qepën, majdanozin dhe djathin e bardhë. 2. Në një enë tjetër përziej vajin e ullirit me lëngun e limonit, kripën dhe piperin. 3. Hidhe salcën mbi sallatë...
1. Në një tas të madh, vendos kubet e shalqirit. 2. Shtoni sipër djathin e thërrmuar dhe gjethet e mentes. 3. Spërkatni me vaj ulliri dhe lëng lime. 4. Shtoni një majë kripë dhe pak piper të zi nëse...
Shtyp bananen në një tas me pirun. Shto tërshërën, gjalpin e kikirikut dhe përbërësit e tjerë. Përziej mirë derisa të formohet një masë e trashë. Me duar të pastra formo toptha të vegjël. Vendosi në frigorifer për 30 minuta...
Lini një koment