Tavë me fasule pllaqi

Tavë me fasule pllaqi

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 25 minuta

Një ide për të dalë nga rutina e zakonshme e përgatitjes së fasuleve. Hidhi një sy recetës...

Ingredientët

  • 400 gram fasule pllaqi
  • 1 qepë
  • 300 gram pure domateje
  • 1 lugë çaji piper i kuq
  • 2 karota
  • 5-6 thelpinj hudhra
  • Kripë dhe piper i zi
  • Piper pikant
  • 1 lugë kafe sheqer
  • Rigon
  • Nenexhik
  • Majdanoz

Udhëzimet

1

Lajmë fasulet dhe i vendosim në tas, i mbulojmë me ujë dhe i lëmë gjithë natën të zbuten.

2

I shpëlajmë dhe pasi ti mbulojmë me ujë i vendosim për të zierë.

3

Ndërkohë në një tigan ngrohim vajin e ullirit dhe pasi të shtojmë qepën e kavardisim mirë derisa të zverdhet.

4

Shtojmë karotën të prerë në feta, hudhrat, purenë e domates dhe i përziejmë të gjitha së bashku.

5

E lëmë qepën dhe domaten për të zierë 5 minuta. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper të zi dhe pipër të kuq apo pak spec pikant nëse dëshironi, nenexhik dhe rigon.

6

Shtojmë dhe fasulet, jo të ziera plotësisht, një gotë e gjysmë lëng mishi dhe vendosim tavën në furrë, në temperaturë 180 gradë Celsius, për 20-25 minuta. Ju bëftë mirë!

Shënime

Receta marrë nga shqiptarja.com

Lini një koment