Nëse je diagnostikuar me diabet, me gjasa stili yt i jetesës ka ndryshuar dukshëm.
Por edhe pse e dimë që “vuajmë” nga një sëmundje kjo nuk do të thotë se nuk duhet të përpiqemi për ta mbajtur shëndetin tonë në nivele optimale.
Kjo nënkupton se nuk do ta kufizojmë veten nga kënaqësitë e jetës, por njëkohësisht do të kemi më shpesh parasysh atë shprehjen: “Gjella me kripë, e kripa me karar”.
Instituti i Shëndetit Publik ka disa këshilla të rëndësishme për ty, në mënyrë që të ruash një stil të shëndetshëm jetese.
Hidhi një sy.

Personat me diabet duhet:
- Të ushqehen shëndetshëm
- Të marrin rregullisht medikamentet e përshkruara nga mjeku
- Të kryejnë aktivitet fizik
- Të shmangin konsumin e lartë të alkoolit
- Të mos pinë duhan
Burimi: Instituti i Shëndetit Publik
Lini një koment