Patate të ëmbla në furrë me mjaltë dhe fara kungulli

Patate të ëmbla në furrë me mjaltë dhe fara kungulli

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 30 minuta

Me patatet e ëmbla mund të bëni 1001 kombinime. Neps.al ju sjell sot një recetë të thjeshtë e praktike, prandaj hidhini një sy...

Ingredientët

  • 8 patate të ëmbla
  • ½ filxhan me vaj ulliri
  • 6 lugë gjelle gjalpë pa kripë, në temperaturë ambienti
  • 2 lugë gjelle mjaltë
  • 3 lugë gjelle salcë e nxehtë domatesh (e bërë vetë).
  • ½ filxhan me fara kungulli
  • Pak kripë
  • Lëngu i një lime

Udhëzimet

1

Parangrohni furrën në 200 gradë celsius.

2

Merrni një tavë dhe shtroni në të një letër pjekjeje.

3

Lani mirë patatet dhe i prisni përgjysmë.

4

I vendosni në tavë, sipër i shtoni vaj ulliri, kripë dhe i përzieni mirë.

5

I fusni në furrë për 25-30 minuta.

6

Ndërkohë në një enë përzieni gjalpin dhe mjaltin. Shtoni salcën e nxehtë. Pak kripë dhe vajin e mbetur.

7

Ndërkohë në një tavë të vogël piqni farat e kungullit duke i shtuar pak vaj sipër.

8

I fusni vetëm për 5 minuta në furrë dhe pas kësaj i kriposni pak.

9

Nxirrni patatet e ëmbla nga furra, i shtoni sipër salcën me mjaltë që përgatitët, lëngun e limes dhe në fund farat e lulediellit.

10

Shijojini!

Lini një koment