Shenjat që sinjalizojnë se trupi ka nevojë për kalcium, magnez, kalium dhe zink!
Një mangësi e mineraleve, bën që trupi të japë disa shenja që sinjalizojnë se trupi ka nevojë kalcium, magnez, kalium apo zink.
Neps.al ju rendit më poshtë 5 prej tyre:
1. Zvogëlimi i dendësisë së mineraleve në kocka Një mungesë e zgjatur e kalciumit mund të çojë në zvogëlim të dendësisë minerale të kockave, të quajtur osteopeni. Nëse nuk trajtohet, gjendja mund të shndërrohet në osteoporozë, e cila rrezikon thyerjen e kockave.
2. Anemi Anemia, një gjendje ku gjaku nuk ka qeliza adekuate të shëndetshme të kuqe të gjakut, që shkaktohet nga mungesa e hekurit. Nëse nuk keni mjaftueshëm minerale, trupi nuk mund të prodhojë hemoglobinën e mjaftueshme. Si rezultat, ju ndiheni të lodhur dhe merrni pa frymë.
3. Lodhje Trupi ka nevojë për magnez, për shkak të një sërë reaksionesh kimike. Kur nivelet e saj janë të ulëta, funksionet bazike të trupit, nuk do të jenë në rregull. Këtu përfshihet presioni i glukozës në gjak, funksionimi i duhur i muskujve, nervat e trurit, metabolizmi etj. Shenjat e hershme të mungesës së magnezit janë lodhja, dobësia, humbje oreksi, vjellje etj.
4. Kapsllëku Kapsllëku dhe dhimbja e barkut janë shenja se trupi juaj ka nevojë për më shumë kalium. Ky mineral është i nevojshëm për tkurrjen e muskujve, funksionimin e zemrës, transmetimin e sinjaleve nervore etj. Mungesa e tepërt e kaliumit mund të çojë në paralizë të muskujve, ose rrahje të parregullta të zemrës, që mund të jenë vdekjeprurëse.
5. Paaftësia për të luftuar infeksionet dhe shëruar plagët Zinku luan një rol të rëndësishëm në trup, sidomos për shërimin e plagëve dhe infeksioneve. Mangësia e tij mund të rezultojë në humbje oreksi, shijes dhe aromës, ngadalësim të rritjes, diarre, humbje të flokëve, dhe impotencë.
Hiperglicemia është një term për sheqerin e lartë në gjak, një gjendje e zakonshme e diabetit. Glukoza, ose sheqeri në gjak, vjen nga ushqimi që hani dhe është burimi kryesor i energjisë për trupin tuaj. Glukoza natyrisht rritet dhe...
Të qenurit nënpeshë mund të jetë shqetësuese nëse është rezultat i të ushqyerit keq ose nëse je shtatzënë ose ke shqetësime të tjera shëndetësore. Për persona të caktuar mund të mjaftojë shtimi i sasisë së ushqimit për të ndryshuar...
A ka ndjesi më të keqe kur zgjohesh nga gjumi me grykën e thatë, pa zë, dhe të dhemb ede kur kalon pështymën…? Zyrtarisht je sëmurë. Por ndonëse oreksi mund të të jetë prerë, të ushqehesh siç duhet veçanërisht...
Lini një koment