Si ta shndërrosh kungullin në aksesorin më të veçantë të shtëpisë sot
Merrni një kungull portokalli të madh dhe lajeni mirë.
E prisni në krye tek pjesa e bishtit me kujdes, pa i prishur formën.
Bishtin jeshil e lini mënjanë. Merrni një lugë ose thikë dhe filloni ta gërryeni kungullin. Hiqni dalëngadalë të gjithë tulin dhe farat.
Merrni një ngjyrues dhe nga jashtë vizatoni sytë, hundën dhe gojën.
Me një thikë, filloni t’i prisni pjesët, sipas formës që keni vizatuar.
Hidhini një sy hapave demontruar me foto:
E lini pak kungullin të thahet. Merrni një qiri dhe e vendosni brenda kungullit. Ndizeni dhe e lini kungullin në një cep anash derës. Mbrëmja e 31 tetorit do të trokasë!
E ke tepruar me kripën në supë, gjellë apo salcë? Mos u shqetëso, ka zgjidhje: 1️⃣ Shto një patate – Qëroje dhe hidhe në gatim. Ajo thith një pjesë të kripës. Hiqe përpara se ta shërbesh. 2️⃣ Shto pak...
Nëse do të shtrydhësh limonin dhe s’dëshiron të humbasësh asnjë pikë: 1️⃣ Rrotulloje mbi tavolinë duke e shtypur lehtë me pëllëmbën e dorës – kjo zbut fibrat dhe e ndihmon të lëshojë më shumë lëng. 2️⃣ Vendose në mikrovalë...
Për të rriturit që vuajnë nga intoleranca ndaj laktozës, konsumimi i qumështit të fermentuar mund të eliminojë ose të zvogëlojë ndjeshëm simptomat e këtij problemi. Studiuesit besojnë se mikroorganizmat e pranishëm në këtë produkt të fermentuar – i njohur...
Lini një koment