Biskotat e frikshme për Halloween duan vetëm 10 minuta kohë!

Biskotat e frikshme për Halloween duan vetëm 10 minuta kohë!

Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

Përgatitja e disa ëmbëlsirave, dekoruar me filozofinë e festës së Halloween-it. Bashkoju edhe ti në mënyrë simbolike 31 tetorit të frikshëm!

Ingredientët

  • 100 gram gjalpë pa kripë
  • 100 gram sheqer pluhur
  • 1 kokërr vezë
  • 275 gram miell
  • 5 gram vanilje
  • 400 gram krem ëmbëlsirash
  • 60 ml ujë
  • 3 pika ngjyrues ushqimor

Udhëzimet

1

Ngrohni paraprakisht furrën në temperaturën 190 C.

2

Në mikser rrihni së bashku gjalpin me sheqerin. Shtoni vezën dhe vaniljen, vazhdoni t'i trazoni.

3

Hiqeni masën nga mikseri dhe bashkojeni me miellin. Filloni ta punoni deri sa të jetë formuar masa homogjene e brumit.

4

Hapni një petë brumi me trashësi 1 cm. Me anën e një forme Halloween-i filloni të prisni biskotat. Ose mund t'i prisni edhe thjesht në formë rrumbullake me ndihmën e një gote.

5

Vendosini në një tavë, ku keni shtruar më parë një letër kuzhine. I lini në furrë për 10 minuta.

6

Kujdes mos i piqni më shumë sesa duhet! Nxirrini nga furra dhe lërini të pushojnë për gati 5 minuta.

7

Për dekorin: Hedhim sheqerin pluhur në mikser, shtojmë ujin dhe e rrahim me rrahëse elektrike derisa të krijohet një masë e butë. Hedhim 3-4 pika ngjyrues ushqimor dhe e përziejmë edhe pak në mënyrë që ngjyra të përhapet mirë.

8

Dekorin e biskotave mund ta bëni sipas fantazisë ose duke u orientuar nga fotoja demonstruese në recetë.

Lini një koment