Tespishte me gjalpë

Tespishte me gjalpë

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 30 minuta

Cool fare kjo ëmbëlsira! Keni provuar më parë ta përgatisni? Tani është koha ta bëni me recetën që Neps.al ju sjell sot!

Ingredientët

  • 250 gram gjalpë
  • 50 gram sheqer
  • 4 kokrra vezë
  • 400 gram miell
  • 1 lugë çaji pluhur pjekës
  • Shërbeti: 500 gram sheqer, 350 ml ujë, 2 feta limon

Udhëzimet

1

Vendosim gjalpin të zbutet në temperaturë të ulët. Më pas e hedhim në një tas ku do të shtojmë 50 gr sheqer.

2

I përziejmë së bashku duke shtuar njëra pas tjetrës të verdhat e vezëve plus një të plotë. I përziejmë mirë deri sa të formohet një brumë i lidhur po jo i fortë.

3

E lëmë pak të butë. Trazimi bëhet me lugë druri ose me dorë. E vendosim në një tavë të vogël duke e niveluar mirë.

4

E presim në copa si bakllava dhe më pas e pjekim në temperaturë 170 ºC për 25 minuta deri sa të marrë një faqe të verdhë të çelët.

5

Ndërkohë që ëmbëlsira piqet, hedhim përbërësit e shërbetit në një tenxhere dhe e lëmë të ziejë vetëm 5-7 minuta nga çasti i vlimit.

6

E lëmë shërbetin t'i bjerë vala. Pasi piqet ëmbëlsira e lëmë të bjerë temperature dhe e shërbetosim.

7

E lëmë deri sa të përthithet shërbeti, njëkohësisht dhe të ftohet dhe e shërbejmë. Ju bëftë mirë!

Shënime

Receta dhe fotoja marrë nga shqiptarja.com Realizuar më parë nga kuzhinierja e njohur Zonja Vjollca

Lini një koment