8 ushqimet që nuk duhen ringrohur asnjëherë në mikrovalë!
Studimet kanë treguar se ringrohja e disa ushqimeve të preferuara mund të jetë e dëmshme për shëndetin, veçanërisht nëse ato nuk janë ruajtur më parë në mënyrën e duhur në frigorifer apo jashtë tij.
Ja cilat janë 8 prej tyre:
Selinoja, spinaqi dhe panxhari Nitratet e këtyre perimeve mund të kthehen në toksike pas ngrohjes, por dhe të kenë veti kancerogjene kur ngrohen për herë të dytë.
Kërpudhat Kërpudhat duhet të konsumohen menjëherë pas gatimit. Proteinat e tyre shpërbëhen që në momentin që priten dhe kjo nuk është gjë e mirë për stomakun.
Vezët Të rinxehësh proteinat e një veze të zierë apo të fërguar mund të përbëjë rrezik helmimi dhe mund të shkaktojë rrënim në sistemin tretës.
Patatet Temperaturat e ngrohta mund të nxisin rritjen e botulizmit, një bakterieje e rrallë. Botulizmi mund të zhduket me një ngrohje të shpejtë në mikrovalë, kështu që më e mira është t’i mbash të freskëta, në mënyrë që të shmangësh çdo problem që mund të lindë nga ringrohja.
Orizi Orizi i papjekur mund të përmbajë në spore bakterie që mund të shkaktojnë helmim. Kur orizi është i gatuar, sporet mund të mbijetojnë, ndërsa nëse lihet në temperaturë dhome, sporet mund të shumohen dhe të prodhojnë një lloj helmi, i cili shkakton të vjella si dhe diarre. Ndaj dhe ringrohja e orizit nuk të shpëton nga mospërballja me këto lëndë helmuese.
Pula Nëse do ta ngrohësh për herë të dytë mishin e pulës, por edhe çdo lloj tjetër mishi, më parë sigurohu që është gatuar plotësisht edhe në brendësi./neps.al
Stresi është një pjesë e pandashme e jetës së përditshme, por kur nuk menaxhohet siç duhet, mund të ndikojë negativisht në shëndetin tuaj fizik dhe mendor. Në këtë artikull, do të zbuloni disa mënyra praktike për të menaxhuar stresin...
Fryrja e stomakut është një problem i zakonshëm që prek shumë njerëz dhe shpesh lidhet me zakone të përditshme ushqimi apo mënyrën e jetesës. Nëse dëshironi të ndiheni më rehat dhe të përmirësoni tretjen tuaj, këto këshilla mund t’ju...
Gjumi cilësor është thelbësor për shëndetin fizik dhe mendor, por shumë prej nesh vuajnë nga mungesa e tij. Në këtë artikull, do të gjeni disa këshilla të thjeshta që mund t’i zbatoni për të përmirësuar gjumin tuaj dhe për...
Lini një koment