Receta më e mirë për bukën e misrit të bërë vetë është kjo!

Sasia: 16 copë

Koha e përgatitjes: 15 minuta

Koha e gatimit: 25 minuta

Koha totale: 1 orë e 10 minuta

Cornbread ingredients

Përbërësit: 

  • 245 gram miell misri
  • 355 ml qumësht
  • 212 gram miell të zakonshëm
  • 1 ½ lugë çaji pluhur pjekjeje
  • ¾ lugë gjelle sodë pjekjeje
  • 3/4 lugë gjelle me kripë
  • 226 gjalpë i shkrirë ( pa kripë)
  • 100 gram sheqer
  • 3 lugë gjelle mjaltë
  • 3 vezë të mëdha

Cornbread mixing steps

Udhëzime: 

  • Në një enë të madhe bashkoni miellin e misrit, qumështin dhe i përzieni mirë me një rrahës elektrik. I lini në temperaturë ambienti për 30 minuta.
  • Ndërkohë parangrohni furrën në 200 gradë celsius.
  • Në një tas tjetër bashkoni miellin e zakonshëm, pluhurin pjekës, sodën e pjekjes dhe pak kripë.
  • Tek tasi i parë, shtoni gjalpin e shkrirë, sheqerin, mjaltin, vezët dhe i përzieni sërish derisa përbërësit të kombinohen mirë.
  • Tani bashkokoni të dy masat bashkë dhe i përzieni edhe njëherë të gjitha bashkë.
  • Masën e përgatitur e shtroni me kujdes në një tavë dhe e fusni në furrë për 30 minuta.
  • E lini të ftohet 10 minuta para se ta shërbeni dhe ndërkohë mund ta shijoni me mjaltë, gjalpë ose djath të bardhë. Ju bëftë mirë!

Overhead image of cornbread cut into squares in a baking dish.

 

Lini një koment