Truku i thjeshtë që nuk i lejon frutat të nxihen pasi i keni prerë
Përgatitja e frutave dhe perimeve para se t’i gatuani ëshë një proces lehtësues, por sapo t’i prisni ato, do të marrin menjëherë një ngjyrë kafe. Kjo është shumë e bezdisshme, sidomos për ato të cilët nuk kanë shumë kohë për të gatuar.
Por me një truk të thjeshtë ju mund t’i mbani ato të freskëta, madje edhe 1 ditë të tërë.
Ky truk funksionon më së miri për shkak se mjalti përmban peptide, një kompoment që pengon enzimën polifenol nga konvertimi i komponimeve fenolike në pigmente të errëta. Çfarë ju nevojitet?
Përbërësit:
2 lugë çaji mjaltë
1 gotë ujë
Udhëzime:
Shtoni mjaltin në një gotë me ujë dhe trazojeni derisa të shkrihet plotësisht. Hidheni përzierjen mbi frutat ose perimet e prera dhe lërini për aq kohë sa dëshironi, deri në momentin që do t’i përdorni.
Nëse nuk ju pëlqen mjalti, në vend të tij mund të përdorni lëng limoni për të parandaluar nxirjen e frutave/perimeve të prera.
Më pas largojini nga përzierja dhe lërini mënjanë në një enë të pastër.
E ke tepruar me kripën në supë, gjellë apo salcë? Mos u shqetëso, ka zgjidhje: 1️⃣ Shto një patate – Qëroje dhe hidhe në gatim. Ajo thith një pjesë të kripës. Hiqe përpara se ta shërbesh. 2️⃣ Shto pak...
Nëse do të shtrydhësh limonin dhe s’dëshiron të humbasësh asnjë pikë: 1️⃣ Rrotulloje mbi tavolinë duke e shtypur lehtë me pëllëmbën e dorës – kjo zbut fibrat dhe e ndihmon të lëshojë më shumë lëng. 2️⃣ Vendose në mikrovalë...
Për të rriturit që vuajnë nga intoleranca ndaj laktozës, konsumimi i qumështit të fermentuar mund të eliminojë ose të zvogëlojë ndjeshëm simptomat e këtij problemi. Studiuesit besojnë se mikroorganizmat e pranishëm në këtë produkt të fermentuar – i njohur...
Lini një koment