1.Lani patatet me gjithë lëkurë dhe vendosini për t’i zierë në një tenxhere me ujë. 2.Pas 10 minutash i hiqni nga zjarri, i hiqni lëkurën dhe filloni t’i shtypni me pirun ose me shtypësen e patateve nëse e keni një të tillë. 3.Pasi t’i keni shtypur, kalojini në një tenxhere dhe vërini në zjarr të ulët. 4.Shtoni dalëngadalë gjalpin dhe qumështin e vluar. 5.I përzieni vazhdimisht me një lugë druri në mënyrë që të merrni një pure homogjene. 6.Nga fundi i shtoni pak kripë e arrë moskat. 7.Sapo pureja të jetë trashur e hiqni nga zjarri dhe shërbejeni menjëherë. 8.Shoqërimi me filetot e pulës, do të ishte një dyshe e përsosur!
Një recetë shumë ushqyese për fëmijët 4-5 vjeç: pa sheqer të shtuar, të pasura me fibra, antioksidantë dhe shije që i pëlqen edhe mëngjesit më kapriçioz. Udhëzime: 1. Piqni pataten e ëmbël derisa të zbutet (në furrë për rreth...
1. Në një tas të madh përziej thjerrëzat e ziera me domatet, qepën, majdanozin dhe djathin e bardhë. 2. Në një enë tjetër përziej vajin e ullirit me lëngun e limonit, kripën dhe piperin. 3. Hidhe salcën mbi sallatë...
1. Në një tas të madh, vendos kubet e shalqirit. 2. Shtoni sipër djathin e thërrmuar dhe gjethet e mentes. 3. Spërkatni me vaj ulliri dhe lëng lime. 4. Shtoni një majë kripë dhe pak piper të zi nëse...
Lini një koment