Tavë Me Qumësht
Përgatitja 1️⃣ Skuqja e mishit • Në një tigan, skuqni copat e mishit me pak vaj derisa të marrin ngjyrë të artë. Vendosini në tavë. 2️⃣ Përgatitja e salcës me qumësht • Në një tas, rrihni vezët me miellin...
Recetën për këto cupcake të shijshëm dhe shumë të lehta në përgatitje, kësaj radhe e kemi "rrëmbyer" nga Iva Tiço. Hidhini edhe juve një sy dhe pse jo filloni nga përgatitja...
Ndizeni furrën e sobës në 170 gradë.
Rrihni në mikser ose rrahësin elektrik miellin, sheqerin, pluhurin fryrës, kripën dhe gjalpin me shpejtësi të ulët derisa përbërja të bëhet si rërë dhe gjithçka të jetë përzierë mirë. Pak nga pak shtoni gjysmën e qumështit dhe rriheni derisa të bashkohet mirë.
Në një tas tjetër hidhni vezën, vaniljen dhe pjesën tjetër të qumështit, përziejini për ca sekonda dhe shtojani përzierjes së parë. Rrihini në mikser për pak minuta derisa përzierja të jetë pa kokrriza.
Vendoseni brumin në format e veshura me letër, mbushini në dy të tretat e thellësisë. Piqini për 20-25 minuta, derisa të marrin ngjyrë të artë. Lërini të ftohen të tabaka përpara se t’i hiqni që të ftohen plotësisht në një enë tjetër.
Për të përgatitur kremin e gjalpit në fillim rrahim gjalpin dhe sheqerin në mikser me shpejtësi mesatare derisa të bashkohen plotësisht. Në një enë të veçantë bashkojmë qumështin me vaniljen, mund t’i hedhim dhe pak ngjyrues ëmbëlsirash.
E shtojmë lugë pas luge mbi gjalpin, që ndërkohë e përziejmë me shpejtësi të ulët. Pasi e kemi hedhur të gjithë qumështin rrisim shpejtësinë dhe e rrahim për së paku 5 minuta. Sa më gjatë që ta rrahim aq më i lehtë dhe si shkumë do të bëhet kremi.
Pasi të vendosim kremin mbi kekët e vegjël, i dekorojmë me perlat me ngjyra.
Fotoja dhe receta marrë nga blogu: rozmarina.al
Përgatitja 1️⃣ Skuqja e mishit • Në një tigan, skuqni copat e mishit me pak vaj derisa të marrin ngjyrë të artë. Vendosini në tavë. 2️⃣ Përgatitja e salcës me qumësht • Në një tas, rrihni vezët me miellin...
1️⃣ Në një tenxhere, ngrohni vajin dhe skuqni qepën dhe hudhrën për 2-3 minuta. 2️⃣ Shtoni karrotat, patatet dhe salcën e domates. Përziejini dhe lërini të marrin aromë. 3️⃣ Shtoni thjerrëzat, kripën, piperin dhe qimnonin. Hidhni ujin ose lëngun...
1️⃣ Përgatitja e brumit Në një tas, përzieni vezët me Nutellën derisa të krijohet një masë homogjene. Shtoni miellin, pluhurin pjekës dhe kripën, duke e përzier ngadalë derisa të lidhen të gjitha përbërësit. 2️⃣ Pjekja Hidheni brumin në një...
© 2025 Neps | Një Markë e GlobalEcho Media Group
Lini një koment