Tost i përgatitur me kanellë dhe qumësht

Koha e përgatitjes: 5 min Koha e gatimit: 5 min

Ingredientët

  • 4 feta bukë
  • 3 vezë
  • 1/4 gotë qumësht
  • 1/2 lugë çaji ekstrakt vaniljeje
  • 1/4 gotë sheqer
  • 1 lugë çaji kanellë
  • Gjalpë

Udhëzimet

1

Rrihni vezët në një tas me qumështin dhe vaniljen.

2

Zhysni brenda copat e bukës dhe vendosini në një pjatë.

3

Veçmas përzieni kanellën me sheqerin.

4

Hidhni pak gjalpë në një tigan dhe pasi të keni lyer çdo copë buke me sheqer dhe kanellë, skuqini për disa minuta nga çdo anë.

Lini një koment