Shije e re, oreksi i njëjtë! Si thua për një byrek me oriz?
4-5 peta byreku
2 filxhanë oriz
2 qepë të thata
2-3 qepë të njoma
1 tufë koper
1 tufë majdanoz
2-3 vezë
2 gota qumësht
2 gota ujë
5 lugë gjelle vaj ulliri
Kripë, piper
1.Grijmë qepët e thata dhe qepët e njoma imët.
2.Vendosim fillimisht qepët e thata të kaurdisen më pas shtojmë qepët e njoma dhe i kaurdisim për 1-2 minuta duke shtuar kripë dhe piper.
3.Më pas shtojmë orizin e larë, erëzat dhe ujin e ngrohtë. I përziejmë lehtë të gjithë përbërësit dhe i lemë sa të përthithen pak lëngjet.
4.Lyejmë një tavë me pak vaj, shtrojmë 2-3 peta dhe hedhim masën e përgatitur duke e hapur në të gjithë tavën.
5.Rrahim vezët me qumështin e ngrohtë dhe e shtojmë tek byreku duke tundur tavën që të depërtojë masa e lëngshme.
6.E mbulojmë me 1 ose 2 petë duke i rrudhosur (nëse petët i kemi hapur vetë do të na duhet vetëm 1 petë, nëse i kemi të gatshme përdorim 2 petë).
7.E spërkasim në fund byrekun me vaj dhe me pak qumësht ose ujë dhe e vendosim në furrë të piqet në temperaturën 180 gradë Celsius për 45-50 minuta.
1. Në një tas të madh përziej thjerrëzat e ziera me domatet, qepën, majdanozin dhe djathin e bardhë. 2. Në një enë tjetër përziej vajin e ullirit me lëngun e limonit, kripën dhe piperin. 3. Hidhe salcën mbi sallatë...
1. Në një tas të madh, vendos kubet e shalqirit. 2. Shtoni sipër djathin e thërrmuar dhe gjethet e mentes. 3. Spërkatni me vaj ulliri dhe lëng lime. 4. Shtoni një majë kripë dhe pak piper të zi nëse...
Shtyp bananen në një tas me pirun. Shto tërshërën, gjalpin e kikirikut dhe përbërësit e tjerë. Përziej mirë derisa të formohet një masë e trashë. Me duar të pastra formo toptha të vegjël. Vendosi në frigorifer për 30 minuta...
Lini një koment