7 këshilla për të mbajtur nën kontroll presionin e gjakut
Si të mbash nën kontroll presionin e gjakut?
Instituti i Shëndetit Publik ju sugjeron 7 pika të rëndësishme:
Lini duhanin
Konsumoni pak kripë
Kujdes me ushqimet që konsumoni
Bini në peshë
Filloni aktivitetin fizik
Ulni stresin
Merrni rregullisht mjekimet
Merr situatën në dorë, bëhet fjalë për shëndetin tënd!
Nëse ju përjetoni dhimbje koke të forta, lodhje, çrregullime të rrahjeve të zemrës dhe dhimbje të kraharorit atëherë ju vuani nga hipertensioni dhe presioni i lartë i gjakut. Kjo gjendje mund të shkaktohet nga mungesa e gjumit, stresi, obeziteti ose sëmundje të tjera të fshehta që mund të ndikojnë.
Ekzistojnë disa teknika që mund t’ju ndihmojnë juve të rregulloni presionin e gjakut dhe ta mbani atë nën kontroll:
1-Masazhoni veshët dhe qafën. Janë tre pika ne qafë dhe kokë që mund t’i masazhoni e kjo do ta ulte presionin e gjakut brenda disa minutave.
2-Provoni të ushtroni presion mbrapa koke. Janë disa pika në pjesën e pasme të kafkës ku nëse ju ushtroni presion me gishtat tuaj, do të pushonte dhimbjen e kokës.
3-Merrni frymë vetëm me vrimën e majtë të hundës. Të merrni frymë vetëm me vrimën e majtë të hundës do të qetësonte presionin e gjakut dhe do të reduktonte hormonet e stresit.
4-Frymëmarrja e zhurmës së bletës. Bllokoni veshët me gishta dhe merrni frymë thellë. Më pas nxirreni frymën duke krijuar zhurmën e bletës. Përsëriteni 7 herë. Kjo teknikë qetëson migrenën dhe hipertensionin.
5-Dëgjoni muzikë klasike. Muzika klasikë ul presionin e gjakut, sidomos kur dëgjohet ndërkohë që ju meditoni.
6-Një gotë ujë. Në disa raste presioni i lartë i gjakut shkaktohet nga dehidratimi. Një gotë ujë do t’ju qetësonte.
7-Relaksohuni ne ‘Savasana’. ‘Savasana’ është poza e trupit të vdekur. Të shtriheni në këtë pozë ju ndihmon të qetësohen rrahjet e zemrës dhe të ulet presioni i gjakut. Qëndroni në këtë pozë për 15 minuta.
8-Futini këmbët në ujë të nxehtë. Të mbani këmbët në ujë të nxehtë lejon që qafa dhe koka të kenë një temperaturë më te ftohtë duke qetësuar vërshimin e gjakut në tru. Mbajini këmbët në ujë të nxehtë për 15 minuta.
E ke tepruar me kripën në supë, gjellë apo salcë? Mos u shqetëso, ka zgjidhje: 1️⃣ Shto një patate – Qëroje dhe hidhe në gatim. Ajo thith një pjesë të kripës. Hiqe përpara se ta shërbesh. 2️⃣ Shto pak...
Nëse do të shtrydhësh limonin dhe s’dëshiron të humbasësh asnjë pikë: 1️⃣ Rrotulloje mbi tavolinë duke e shtypur lehtë me pëllëmbën e dorës – kjo zbut fibrat dhe e ndihmon të lëshojë më shumë lëng. 2️⃣ Vendose në mikrovalë...
Për të rriturit që vuajnë nga intoleranca ndaj laktozës, konsumimi i qumështit të fermentuar mund të eliminojë ose të zvogëlojë ndjeshëm simptomat e këtij problemi. Studiuesit besojnë se mikroorganizmat e pranishëm në këtë produkt të fermentuar – i njohur...
Lini një koment